Arrestohet në Podujevë 28-vjeçari i dënuar për grabitje, dërgohet në burg
MËRGATA·21 orë

PODUJEVË – Një 28-vjeçar është arrestuar sot në Podujevë nga Policia e Kosovës, në bazë të një urdhërese për vuajtjen e dënimit me burg për veprën penale “Grabitje”.
Sipas raportimeve, i arrestuari me inicialet A.M. ishte në kërkim për zbatimin e një vendimi gjyqësor, ndërsa arrestimi i tij është realizuar në kuadër të një plani operativ të njësive policore në Podujevë.
Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje prej 1 viti e 50 ditësh burgim.
Nën masa të shtuara sigurie, i dënuari është transferuar nga Podujeva në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar nga organet e drejtësisë.
Rasti është raportuar nga IndeksOnline, duke iu referuar burimeve të veta.