MËRGATA
Kosova

Kosova siguron objekt të përhershëm diplomatik në Londër

MËRGATA·1 ditë

LONDËR – Republika e Kosovës tashmë ka një objekt të saj të përhershëm në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, Londër, një zhvillim i rëndësishëm për diplomacinë kosovare dhe praninë ndërkombëtare të shtetit.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ka theksuar se flamuri i Republikës së Kosovës do të valojë përgjithmonë mbi një objekt që i përket shtetit të Kosovës në një nga kryeqendrat më të rëndësishme të botës. Sipas saj, objekti i ri përfaqëson një simbol të qëndrueshmërisë së shtetit të Kosovës, të partneritetit të fuqishëm me Mbretërinë e Bashkuar dhe të angazhimit për t’u shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës shqiptare në Britani. Kjo adresë e përhershme pritet të shërbejë si qendër e rëndësishme diplomatike dhe institucionale, duke forcuar më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. 📍 Adresa: 9 Orme Court, London W2 4RL, United Kingdom.

Galeria (2)