mergata.live
Kosova

🚨 LAJMI I FUNDIT: Dogana kontrollon në detaje autobusin e PATI Travel në hyrje të Podujevës

mergata.live··43 ditë

PODUJEVË, 23 qershor 2026 – Një autobus i kompanisë PATI Travel është ndaluar gjatë orëve të para të mëngjesit në hyrje të Podujevës, ku zyrtarët doganorë kanë zhvilluar një kontroll të detajuar të udhëtarëve dhe bagazheve.

Nga pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes shihet se valixhet, pakot dhe bagazhet e udhëtarëve janë nxjerrë jashtë autobusit për kontroll, ndërsa në vendngjarje kanë qenë të pranishme edhe automjete të institucioneve kompetente dhe një autoambulancë.

Sipas informacioneve të para, kontrolli ka nisur rreth orës 00:35 dhe ka vazhduar edhe pas orës 00:45. Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të kontrollit, ndërsa nuk ka njoftim për ndonjë incident apo arrestim.

Mergata.live do të ju mbajë të informuar me çdo zhvillim të ri sapo institucionet kompetente të dalin me informata zyrtare.

Galeria (3)

Ke një lajm për ne?

Dërgo informacionin — ekipi ynë e verifikon dhe e publikon.