Mërgata drejt Podujevës, trafiku pritet të rëndohet gjatë verës

Me fillimin e sezonit veror dhe ardhjen e bashkatdhetarëve nga diaspora, Podujeva pritet të përballet me fluks të shtuar të automjeteve dhe ngarkesë të madhe në komunikacion.

Punimet që po zhvillohen në disa segmente rrugore, mungesa e rrugëve alternative funksionale dhe rritja e numrit të automjeteve po krijojnë kolona të gjata, sidomos në hyrje dhe dalje të qytetit. Qytetarët dhe mërgimtarët këshillohen të planifikojnë lëvizjet me kohë dhe, kur është e mundur, të përdorin rrugët alternative për të shmangur pritjet e gjata. Nëse ritmi aktual vazhdon, javët në vijim pritet të jenë ndër më të ngarkuarat për komunikacionin në Podujevë, duke shtuar nevojën për masa më efikase në menaxhimin e trafikut dhe përshpejtimin e punimeve rrugore.

Ke një lajm për ne?
Dërgo informacionin — ekipi ynë e verifikon dhe e publikon.