MËRGATA sjell kamerat LIVE të të gjithë kufijve për diasporën shqiptare

MËRGATA ka vënë në dispozicion një platformë të veçantë për mërgimtarët shqiptarë, ku mund të shikohen në kohë reale kamerat live të pikave kufitare dhe gjendja në rrugë gjatë udhëtimit drejt Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit.
Përmes seksionit “Kufijtë” në menunë e portalit, qytetarët mund të informohen për kolonat, kohën e pritjes dhe situatën aktuale në pikat kufitare para se të nisen në rrugë.
Përveç kamerave live, MËRGATA u mundëson qytetarëve edhe raportimin e informacioneve nga terreni, përfshirë:
* Aksidente në rrugë * Kolona dhe bllokime * Radarë * Kontrollet policore * Situata të tjera që mund të ndikojnë në udhëtim
Portali u bën thirrje të gjithë mërgimtarëve që të vozisin me kujdes gjatë sezonit veror, kur mijëra familje udhëtojnë drejt vendlindjes.
“Më mirë të mbërrini pak më vonë sesa të mos mbërrini fare.”
Pushoni gjatë rrugës, mos vozitni të lodhur dhe respektoni rregullat e trafikut për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve.
❤️ Dikush ju pret në shtëpi.
🌐 Kamerat live dhe raportimet mund t’i gjeni te seksioni Menu → Kufijtë në portalin MËRGATA.