Podujeva pajiset me shenja të reja të komunikacionit për rritjen e sigurisë në trafik

PODUJEVË – Komuna e Podujevës ka vazhduar investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në trafik, duke vendosur shenja të reja të komunikacionit në disa lokacione të qytetit.
Së fundmi janë vendosur shenja të kalimit për këmbësorë në pika të ndryshme të Podujevës, me qëllim të rritjes së sigurisë për qytetarët, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Këto masa synojnë të përmirësojnë orientimin e drejtuesve të automjeteve dhe të rrisin kujdesin e tyre në zonat ku ka lëvizje të shtuar të këmbësorëve. Vendosja e sinjalistikës së re pritet të ndikojë pozitivisht në uljen e rrezikut nga aksidentet dhe në krijimin e një ambienti më të sigurt për qarkullim.
Qytetarët kanë mirëpritur këtë investim, duke vlerësuar se shenjat e reja do të ndihmojnë në respektimin më të madh të rregullave të trafikut dhe në rritjen e sigurisë në rrugët e qytetit.
Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se përmirësimi i sinjalistikës rrugore do të vazhdojë edhe në lokacione të tjera, si pjesë e angazhimit për një trafik më të sigurt dhe një infrastrukturë moderne për të gjithë qytetarët.
MËRGATA do të vazhdojë të sjellë informacionet më të fundit për zhvillimet në Podujevë dhe në gjithë trevën e Llapit.
