MËRGATA
Politikë

Refuzimi i Kurtit për gazin amerikan, Hasani: S’e pranon për ta mundësuar vjedhjen në sektorin e energjisë

MËRGATA·6 orë

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka shprehur skepticizëm se kryeministri në detyrë, Albin Kurti do ta mbështesë projektin për gazin amerikan, duke vlerësuar se kundërshtimi ndaj tij lidhet me interesa të caktuara në sektorin e energjisë.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin Rubikon, Hasani tha se përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë energjetike të aleatëve dhe partnerëve të saj përbën një strategji afatgjatë, e cila sipas tij nuk varet nga administratat e veçanta në Uashington. “Deklarata e Kurtit është riorientim strategjik i SHBA-së dhe unë jam i bindur që ky dimension i pavarësisë energjetike të aleatëve dhe partnerëve të SHBA-së do të jetë konstant edhe në të ardhmen, kur të mos jetë administrata Trump”, tha Hasani. Ai theksoi se kjo qasje synon të kufizojë ndikimin e Rusisë dhe Kinës në fushën e energjisë, duke shtuar se në Kosovë ekzistojnë grupe të interesit që përfitojnë nga gjendja aktuale e varësisë energjetike.
“Unë jam skeptik që Kurti e pranon gazin amerikan, për shkak se ata që lobojnë për ta mbajtur këtë varësi energjetike të Kosovës e kanë fushë të pafund për vjedhje dhe hajni. Sepse provat për vjedhje të energjisë janë të shpërndara në vende mos njohëse me të cilat për vite nuk mund të kesh bashkëpunim juridik që të luftohet krimi trans nacional. Unë besoj që kjo është arsyeja kryesore, faktet janë. Pa asnjë diskutim. Një miliard e më shumë janë, krejt skandalet e shpenzimet e papërgjegjshme të parasë publike në të gjitha vendet rreth Kosovës përfshi edhe Serbinë kanë shkuar në 200-300 milionë e me miliarda asnjëherë”, deklaroi ai. Hasani gjithashtu pretendoi se dëmet financiare në sektorin e energjisë kanë arritur nivele shumë të larta dhe kërkoi nga kryeministri sqarime lidhur me qëndrimet e tij ndaj projekteve energjetike. “Kurti e ka borxh para qytetarëve të Kosovës me tregu, siç kishte treguar kur ka qenë në opozitë, pse nuk bën projekti i Contour Global”, tha Hasani. /Nacionale.com